Transmetuar më 18-03-2018, 07:52

Noizy së fundmi u bë pjesë e një bashkëpunimi me yje të cilët kanë një famë të madhe jo vetëm në Shqipëri dhe Gjermani, por edhe me gjerë.

Bëhet fjalë për Zuna dhe Azet, ky i fundit një reper shqiptar që repon në gjermanisht dhe pse jo shumë i njohur për shqiptarët pasi që në fëmijëri ai u largua nga Kosova drejt Gjermanisë, ku vlen të thuhet se është me të vërtetë i suksesshëm dhe me famë të madhe në Gjermani.

“Kriminel” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është punuar nga DJ A-boom.

Kjo këngë e zhanrit hip-hop është publikuar edhe me klip, në të cilin nuk mungojnë femrat dhe skenat në disko.

Vetëm pak ditë më parë, Noizy solli edhe një këngë tjetër “Mbretëresha”, të cilën ia dedikoi nënës së tij, me rastin e festës së gruas. Me gjasë, “Kriminel” do të jetë hiti i tyre i ri./b.l/noa.al/