Transmetuar më 17-03-2018, 14:37

Një djali 24-vjeçar nga Zelanda e Re, iu mohua mundësia për të dhuruar organet. Arsyeja? Ishte homoseksual.

Është kjo historia e Corey Eteveneaux, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në fund të muajit shkurt, ndërsa për katër ditë luftoi mes jetës dhe vdekjes në spital.

Nëna dhe një i dashuri i tij, duke parë gjendjen kritike dhe pamundësinë për të mbijetuar, vendosën të respektonin vullnetin e tij, duke dhuruar organet e tij.

Por autorizimi për të vijuar u mohua nga mjekët e spitalit, ose thënë ndryshe nga ligji.

Kjo pasi ligji në Zelandën e Re, i ndalon meshkujt që kanë pasur raporte homoseksuale gjatë 12 muajve të fundit të dhurojnë gjak apo organe.

Një ligj diskriminues që ka ngjallur reagime në shumë raste dhe duke u rindezur së fundmi. Por gjithçka është vendosur me ligj, për të shmangur mundësinë e marrjes së virusit Hiv, shkruan noa.al.

Nëna dhe i dashuri i të ndjerit shprehen të pikëlluar që nuk e përmbushën dot dëshirën e tij.

“Më thanë që e refuzonin donacionin pasi ishte homoseksual. Por ai ishte i ri dhe gëzonte shëndet të plotë dhe gjithë kjo nuk ka sens. Ka shumë njerëz që kanë nevojë për organe dhe u mohohet”, deklaroi nëna e Corey, për mediat vendase.

I ndjeri kishte një lidhje të qëndrueshme prej dy vitesh me Daniel Jacobs dhe që të dy u ishin nënshtruar analizave kundër HIV, por kishin rezultuar negativ. /a.y/noa.al