Transmetuar më 16-03-2018, 23:39

Pamjet janë të rënda dhe tregojnë çastin kur një lojtar i famshëm rreh brutalisht të dashurën e vet.

Ata dalin të dy nga apartamenti, ndërsa ai e godet teksa zbresin shkallët.

Bëhet fjalë për lojtarin e baseball, Danry Vasques, i cili duket shumë i revoltuar.

Ngjarja ka ndodhur dy vite më parë, por pamjet janë bërë tani publike, pasi i kishte pranuar fajin e bërë.

Vasques shihet duke goditur të dashurën e tij të paidentifikuar, në shkallët e brendshme të një ndërtese në Teksas.

Në pamje, shihet se si ai e godet herë pas herë, dëri sa në një moment kujdeset që t’i vendosë asaj syzet për të mos dalluar shenjat. /k.k/noa.al/