Transmetuar më 16-03-2018, 21:39

Monologu i Mustafa Nanos në emisionin e tij “Provokacija”, për daljen në ekran me veshje ekstravagante të moderatoreve të sportit Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shkaktoi ‘zhurmë’ në mediat online.

Kritikat e Nanos sollën reagimin e ashpër të gazetares Bejleri e cila e quajti atë “katunar”.

Reagime të shumta ka pasur më pas ndërkohë Mustafa Nano është ngacmuar sërish për këtë çështje në studion e “Zonë e Lirë”.

“Kur e pe Ildën gjysmë zhveshur në ekran atë ditë, u eksitove apo jo?”, e pyet Çani.

Nano përgjigjet se atë e bëzdis vulgariteti, dhe jo nuditeti duke treguar se ka qenë edhe në plazhe nudo.

“Mua nuk më eksiton mishi por finesa eleganca, pra gjëja në momentin e duhur. Mua më bezdis vulgariteti, veshja vulgare. Mua më pëlqen nuditeti por aty ku duhet dhe jep një mesazh të caktuar. Më vjen turp që atë natë kam përmendur emrin e një vuglareje. Ilda është qenia më vulgare që kam parë dekadën e fundit. Unë e gjykova në planin estetik, dhe e dyta që më shqetëson është një lloj hiperseksualizimi që po i bëhet hapësirës publike.Unë kam qenë edhe në plazhe nudo, dhe nuk më bezdis mua nuditeti, përkundrazi ndihem mirë. Por në plazh nudo midis një vajze që ka veshur tanga dhe është pothuajse lakuriq dhe midis një vajze tjetër që është pak më e veshur, mua më pëlqen dhe më eksiton kjo e dyta. Problemi është që deri ku do të shkojë kjo lakuriqësi?!”,  tha ai./a.m./noa.al/