Transmetuar më 16-03-2018, 21:19

Momente paniku dhe frike janë regjistruar këtë të premte në mes të qytetit, ku policia është detyruar të qëllojë me armë zjarri.

{}

Patrulla e policisë i bëri me shenjë një makine për të ndaluar, në qytetin e Romës, por shoferi nuk iu bind urdhrit dhe shtoi shpejtësinë.{}

Kaq mjaftoi që autoritetet të hapnin zjarr drejt makinës, por ngjarja mori një rrjedhë tjetër.{}Nga plumbat u plagosën dy gra që po udhëtonin me motorr, njëra 49 dhe tjetra 16 vjeç.{}

Ato u transportuan në spital dhe për fat të mirë nuk kanë rrezik për jetën, ndërsa makina me personat që nuk ndaluan u zhduk pa lënë gjurmë. /k.k/noa.al/

{}{}{}{}