Transmetuar më 16-03-2018, 20:22

Momente paniku në stacionin e skiatorëve në Gudauri, rreth 120 km larg nga Xhorxhia në SHBA.

Krejt papritur, ndenjëset e teleferikut filluan të lëviznin në drejtim të kundër me shpejtësi të dyfishuar, duke sjellë përplasjen me forcë të shumë skiatorëve.

Të paktën 8 prej tyre u plagosën duke pësuar dëmtime të rënda sipas mjekëve.

Për evitimin e një bilanci edhe më të rëndë, të bërtiturat e disa skiatorëve dhe turistëve shmangën afrimin e personave të tjerë te ndenjëset që lëviznin jashtë kontrollit./a.m./noa.al/