Transmetuar më 16-03-2018, 18:11

Prindërit ia kishin besuar vajzën e tyre dados, në mënyrë që të mund të kalonin një mbrëmje romantike, por ajo që i ndodhi vajzës së tyre është e tmerrshme.

Kur u kthyen në shtëpi, ata e gjetën vajzën 3-vjeçare me dëmtime të shumta në kokë, me vështirësi në frymëmarrje dhe pa ndjenja.

Prindërit e denoncuan menjëherë dadon, 35-vjeçaren Lindsay Partin, e cila u arrestua për keqtrajtim të mituri.

Gruaja pranoi se e kishte goditur vogëlushen mbrëmjen e kësaj të hëne, teksa kujdesej në shtëpinë e saj në Hamilton, në kontenë e Butler, në shtetin e Ohio, SHBA.

Fillimisht ajo tha se vajza kishte rënë nga shkallët, por kjo gjë nuk e bindi policinë, deri sa u detyrua të pranojë të vërtetën, shkruan noa.al.

Vogëlushja Hanna ndodhet aktualisht në spital, por nuk ka shumë shpresa për mbijetesë. /a.y/noa.al