Transmetuar më 16-03-2018, 13:30

Një fotografi shokuese, e rëndë dhe pa censurë e djalit të vdekur 12 vjeç, në arkivol.

Është kjo fotografia e publikuar në Facebook nga Cheryl Hudson, një nënë amerikane nga Mississippi, për tu treguar të gjithëve se deri ku mund të çojë bullizmi.

Djali i saj, Andrew Michael Leach, nuk u bëri dot ballë dot sharjeve të shokëve lidhur me orientimin e tij seksual, duke u vetëvrarë.

“Po luftonte me veten për seksualitetin e tij. Mendonte se ishte biseksual, por informacioni u përhap në shkollë, duke bërë që të tallet nga shumë shokë të tij”, tregon nëna për mediat vendase.

Ajo thotë se e ka zemrën të copëtuar, por shton se nuk do të ndalet së bëri propagandë kundër bullizmit.

“Duam të sigurohemi që zëri i Andy do të dëgjohet dhe vdekja e tij nuk do të shkojë kotë”, shprehet gruaja, raporton noa.al.

Çfarë është bullizmi– Bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti. /a.y/noa.al