Transmetuar më 16-03-2018, 09:56

Ditën e sotme reshjet e shiut u rikthyen mbi territorin e Shqipërisë. Një ditë pasi situata nga përmbytjet u përmirësua kthehet sërish alarmi

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata në Shkodër po shkon drejt normalizimit ndonëse ka ende prezencë të madhe uji dhe priten reshje të dendura.

Niveli i ujit ka rënë në krahasim me ditën e djeshme. Aktualisht niveli në rrugë është rreth 70 cm. Ka nisur transportimi i banorëve të Obotit me mjete të kalueshmërisë së lartë, kryesisht nxënës shkolle dhe banorë nga fshati Obot për në Oblikë.

Në orët në vijim priten sërish reshje të dendura. Forcat e Armatosura kanë marrë masa me efektivë dhe mjete për të qenë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme gjatë ditëve në vijim./m.sh/noa.al/