Transmetuar më 15-03-2018, 14:52
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e premte, 16 mars 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Pak lodhje nuk do t'ju lejojë që gjithçka të shkojë si ju dëshironi, por Venusi e bën klimën pozitive dhe kush është në çift nuk do të ketë pengesa të veçanta. Lajm i mirë do të vijë edhe për beqarët, do të jenë të lumtur dhe veçanërisht tërheqës. Të ardhura të kënaqshme për shumë të lindur të shenjës së Dashit, por kujdesuni të mos tërhiqeni në një investim financiar të pasigurt.

Demi

Kjo nuk do të jetë një ditë për t'u pasur zili, por do të shërbejë për të sqaruar shumë gjëra. Shumë situata do të zhbllokohen dhe nga kjo do të përfitojë sektori sentimental. Beqarët do të duhet të presin degët e thata për të vazhduar të lirë në kërkim të shpirtit binjak.

Ide dhe ndryshime të reja priten në punë!

Binjakët

Mos u rrëmbeni nga zemërimi dhe dekurajimi, por reagoni për ndjenjat tuaja të këqija. Situata sentimentale duhet të mbrohet nga sulmet e jashtme. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm për të zgjedhur rrugët e duhura për të ecur mbi të. Mendoni pozitivisht. Në punë gjërat do ecin sipas planifikimeve tuaja.

Gaforrja

Në dashuri dikush është vonë për të ardhur, një pengesë dhe disa sakrifica për të mbështetur partnerin/en do t'ju mbajnë të vëmendshëm. Një takim i rastësishëm për shumë beqarë mund të përfundojë me njohjen e lumturisë së vërtetë. Gjithçka që do të ndodhë në frontin e punës do të jetë e suksesshme për ju.

Luani

Dashuria sot do të mbajë shpirtrat tuaj lartë, partneri/ja ju mbulon me dashuri dhe kjo ju mbush me gëzim. Kush është vetëm do të jetojë momente të pasioneve intensive dhe takime me personat që kanë ëndërruar. Puna është e mirë, do të jeni të zënë me një mijë gjëra dhe gjithmonë do të jepni më të mirën tuaj, por nuk do ndiheni të kënaqur.

Virgjëresha

Jepini vetes një lëvizje, merrni pjesë në takime me njerëz të rinj dhe thyeni rutinën. Nëse jeni në çift, planifikoni një udhëtim të këndshëm për të ringjallur pasionin me partnerin/en. Beqarët sot mund të takohen me një person intrigues dhe të këndshëm. Ju do të vazhdoni të mbani, energjitë në nivel të lartë në punë dhe do të dilni fitues ndaj çdo vështirësie.

Peshorja

Problemet dhe diskutimet do të ndikojnë në jetën e atyre që janë në çift, kundërshtimi i Uranit vazhdon të shkaktojë konflikte të shumta, shpesh të shkaktuara nga paratë. Historitë e bazuara në tërheqjen fizike do të triumfojnë. Zemrat e vetmuara ende do të duhet të presin për lajme të mira. Do të jetë një ditë vështirë për disa aspekte, e cila do t’ju peshojë ju sidomos në sektorin profesional.

Akrepi

Jupiteri në shenjën tuaj shkëlqen dhe do të bëjë që ju të prekni qiellin me dorë! Sot dashuria bëhet me krah dhe projektet në çift do të favorizojnë martesat, bashkëjetesat dhe lindjet do të sjellin gëzim dhe qetësi! Beqarët mund të jetojnë një realitet të ri pranë një njohjeje të re. Mos nxitoni për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen në punë, prisni para se të shihni qartë.

Shigjetari

Yjet ju mbështesin dhe lehtëson të gjitha qëllimet tuaja, duke alternuar kënaqësinë më të mirë dhe angazhimet profesionale. Asgjë nuk do t’ju ndalojë nga përkushtimi ndaj partnerit/es! Beqarët janë në transformim të plotë dhe do të kenë më shumë kërkesa në zgjedhjet e tyre. Optimizmi është forca juaj, askush nuk ju ndalon dhe ju jeni gjithmonë në aktivitet të plotë.

Bricjapi

Për ata që janë në çift sot nuk do të ketë mungesë të projekteve të reja, sfera sentimentale po lulëzon, dashuritë janë gjallëruese dhe disa do të mendojnë të revolucionarizojnë jetën e tyre. Beqarët do të kenë shpresa të mira për të pasur një konfirmim nga një person. Planetët ndriçojnë rrugën në sferën profesionale dhe ju ftojnë të jeni të vëmendshëm ndaj kurtheve të mundshme që mund të hasni.

Ujori

Ju po jetoni një fazë pozitive në sferën sentimentale. Situata e qëndrueshme do të vazhdojë në çift. Ata që janë vetën dhe në kërkim të një dashurie të re do të duhet të presin pak më të gjatë. Mërkuri dhe Urani do t'i përhapin suksesit tuaj në punë. Ju do të vendosni për projekte që mund të zbatohen në të ardhmen e afërt.

Peshqit

Nëse je çift, partneri/ja mund të të befasojë dhe të zbulosh një histori shtesë. Kush jeton një jetë të dyfishtë do të duhet të merret me pasojat ... Për beqarët do të ketë mundësi të mira për t'u takuar me njerëz të rinj dhe për të bërë miq. Sot do të keni mundësinë të nxirrni aftësitë tuaja që mund të krijojnë bashkëpunime të reja në punë. /b.l/noa.al/