Transmetuar më 15-03-2018, 12:20

E mbani mend oktapodin e famshëm, Paul në botërorin e Brazilit në vitin 2014? Ai parashikoi saktë pothuajse 90% të ndeshjeve duke marrë vëmendjen e të gjithëve.

Ndërkohë tradita do të vazhdojë edhe në Botërorin e Rusisë që do të mbahet në muajin qershor të këtij viti.

Parashikuesi këtë herë nuk do të jetë një oktapod, por një mace. Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por e veçanta është se kjo mace është e shurdhër.

Macja e bardhë quhet Achilles dhe jeton në muzeun Hermitage në Shën Petersburg. Ajo është një nga rreth 60 macet e “punësuara” për të kapur minjtë në muzeun e famshëm turistik.

Achilles do të parashikojë fituesit duke zgjedhur një nga dy kupat ushqimore të mbushura me ngjyrat e ekipit për çdo lojë.

Në Rusi tashmë kanë nisur përgatitjet për ta mësuar macen bardhoshe të parashikojë duke nisur që me ndeshjet e grupeve./b.l/noa.al/