Transmetuar më 15-03-2018, 07:29

Shkencëtarët amerikanë, hulumtimi i të cilëve është publikuar në revistën American Heart Association, zbuluan se meditimi i përditshëm dy herë në ditë ul rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru me 48%.

Ndërkohë që sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, rezultatet e këtij studimi janë veçanërisht të rëndësishme, sepse ato e ofrojnë një pasqyrë më të mirë se si mund të parandalohen sëmundjet e zemrës dhe sistemit vaskular.

Meditimi transcedental është një lloj i meditimit gjatë të cilit trupi i përdor burimet e veta të komponimeve shëruese për t’u shëruar. Meditimi transcedental mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kur shkencëtarët e studiuan tek pjesëmarrësit ndikimin e meditimit në shëndetin kardiovaskular, ata konstatuan se niveli i tensionit të gjakut filloi të bjerë shpejt pas fillimit të meditimit.

Shkencëtarët konstatuan se për ta reduktuar në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e vdekjes së papritur nga sulmi në zemër dhe goditjes në tru, mjafton të meditoni dy herë në ditë nga 20 minuta./b.l/noa.al/