Transmetuar më 14-03-2018, 23:17

Ai ka qenë padiskutim njeriu i ndeshjes së sotme Barcelona-Çelsi.

Sulmuesi Lionel Messi arriti të shënojë 2 gola dhe të dhurojë një asist në fitoren dhe kualifikimin e katalanasve.

Messi me golat e mbrëmjes së sotme ka kapur shifrën e 100 golave me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Me këto gola Messi bëhet lojtari i dytë që e arrin këtë shifër pas Cristiano Ronaldos.

Messi i ka shënuar 100 golat në vetëm 123 ndeshje./a.k/noa.al/