Transmetuar më 14-03-2018, 19:13

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Milano të Italisë ku një çift të rinjsh janë grabitur dhe dhunuar.

Agresori nuk u mjaftua me kaq por edhe ka përdhunuar vajzën 19-vjeçare nën kërcënimin e një thike.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në periferitë e qytetit teksa të rinjtë ishin në intimitet në mjetin e tyre.

Por në një moment atyre u është afruar një burrë që e kanë përshkruar si “amerikano-jugor”. Ai u ka marrë sendet me vlerë, ka dhunuar 22-vjeçarin, e më pas ka përdhunuar të dashurën e tij 19-vjeçare raporton noa.al.

Agresori u largua më pas me shpejtësi me një mjet top Fiat që ia grabiti çiftit.

Një rast i ngjashëm ndodhi pak vite më parë edhe në zonën e Semanit në Fier ku u grabitën një çift të fejuarish. Policia aso kohe zbuloi autorët, që ishin barinj të zonës./a.m/noa.al/