Transmetuar më 14-03-2018, 10:22

Ka disa lloj dhimbjesh që thuhet se janë më të forta se ato të lindjes, të cilat të lënë pa frymë dhe është e pamundur që të durohen. Më poshtë sjellim disa prej tyre:

Gurët në veshka– Cilado femër që ka sjellë në jetë një fëmijë dhe ka pasur së paku një herë krizë nga gurët në veshka, me siguri që do të zgjidhte të ripërjetonte eksperiencën e dhimbjeve të lindjes se sa krizat e padurueshme të gurëve në veshka.

Infeksion në rrugët urinare- Është e vështirë të përshkruhen dhimbjet e infeksioneve në rrugët urinare. Japin aq shumë kriza, sa që nuk ka pozicion që të japë ndjesi lehtësimi, as shtrirë dhe as në këmbë. Kush i ka përjetuar si dhimbje, do të preferonte të lindte fëmijë edhe dhjetë herë, vetëm dhimbje të tilla të mos ndjente.

Dhimbje dhëmbësh- Nëse nuk keni vuajtur asnjëherë nga dhimbjet e dhëmbëve, ju kemi zili. Kush e ka provuar atë krizë që të kulmon deri lart në kokë, do të preferonte me qindra herë të duronte më mirë dhimbjet e lindjes.

Kockat e thyera- Thyerja e kockave nuk është asnjëherë një eksperiencë e këndshme, qoftë e një gishti, këmbe apo kavilje. Përveç dëmtimit të vendit të vrarë, do të jeni të detyruar të qëndroni për një kohë të gjatë në krevat. Dhimbjet e thyerjeve janë aq të forta, sa që nuk na lejon të mbushemi me frymë. Kjo lloj dhimbje cilësohet si më e fortë, edhe se ajo e sjelljes në jetë të fëmijëve binjakë.

Djegie të rënda- Mjekët thonë se është e paimagjinueshme të krahasohet intensiteti i dhimbjeve të lindjes me atë që përjetohet nga një djegie e rëndë. Kjo pasi janë shumë të dhimbshme edhe të gjitha mjekimet që aplikohen në plagë gjatë shërimit, shkruan noa.al. Është një dhimbje që nuk i urohet askujt ta provojë.

Migrena– Vetëm kush vuan nga kriza të forta migrene, e di intensitetin e këtyre dhimbjeve. Krizat janë aq të forta sa që nuk arrijnë as që të çohen nga shtrati. Shumë femra do të preferonin dhimbjet e lindjes, në raport me ato të migrenës. /a.y/noa.al