Transmetuar më 13-03-2018, 15:11

Kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta ndikojnë motin në gjithë vendin duke sjellë shira afatshkurtër në Veri dhe zonat Qendrore.

Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit duke sjellë edhe kthjellime të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë mëngjesit por mesdita do të ruajë vlera termike të pandryshuara.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzim i ulët.

Europa

Ishujt Britanikë dhe Europa Jugperëndimore do të përfshihen nga një tjetër sistem me vranësira dhe shira intensivë. Ndërsa pjesërisht Europa Qendrore duke përfshirë edhe Ballkanin vijojnë me reshje të pakta shiu dhe dëbore.

Por Veriu dhe pjesa më e madhe e Europës Qendrore paraqiten me kthjellime dhe alternime vranësirash të shpeshta./b.l/noa.al/