Transmetuar më 13-03-2018, 13:15

Shokët e shkollës nuk e linin atë të qetë, kështu që ai vendosi t’i jepte fund jetës. Andrew Leach, nga Southaven, Mississippi, vdiq në periferi të Memphis.

Vëllai i tij më i madh e gjeti trupin e tij të pajetë në garazhin e shtëpisë së tyre, ku ai kishte varur veten dhe në dorë mbante një letër në të cilën adoleshenti, një nxënës në shkollën e mesme të qytetit, shpjegonte arsyet për gjestin e tij ekstrem.

“Nga ajo që kemi dëgjuar, - i kanë thënë policisë prindërit e tij - ishte një grup fëmijësh të cilët e ngacmonin atë dhe e përqeshnin duke e quajtur një top dhjami të shëmtuar dhe të padobishëm. Ne gjithashtu kemi folur edhe më mësuesit dhe drejtorin e shkollës, por gjithçka ishte pa asnjë kuptim”.

Ndërkohë, një hetim policor ka filluar të hedhë dritë mbi këtë çështje, ndërsa në rrjetet sociale janë të shumta mesazhet e ngushëllimit për vdekjen e Andreas.

“Zemra jonë ëshjtë ndarë në një milion pjesë”, shkroi familja e tij në një faqen GoFundMe, përmes së cilës ata po përpiqen të mbledhin para për të paguar koston e funeralit të djalit.

“Ai ishte shumë i bukur, kishte një buzëqeshje të ëmbël - tha nëna e tij, Cheryl Hudson -.... Ai dukej i lumtur, por brenda tij po shkatërrohej. Ai kishte shumë dyshime, sidomos në lidhje me seksualitetin e tij. Madje në shkollë kishte thënë se mendonte se ishte biseksual, një informacion i përdorur nga kundërshtarët kundër tij”.

E ëma dhe i ati i Andrew megjithatë, kanë dhënë një mesazh për të sensibilizuar prindërit e tjerë në mënyrë që të shmangin tragjedi të ngjashme.

“Nëse vini re se fëmijët tuaj janë duke vuajtur nga depresioni, në qoftë se notat e tyre në shkollë pësojnë rënie drastike, në qoftë se ata nuk mund të flenë ose hanë, përpiquni të flisni me ta para se të jetë tepër vonë”, thonë ata në mesazhin e tyre./b.l/noa.al/