Transmetuar më 12-03-2018, 19:04

Një tragjedi ajrore ndodhi sot në Nepal ku nga rrëzimi i një avioni me 67 persona në bord, vdiqën 49 prej tyre.

Duket se aksidenti i me avionin e fluturimit me numër 211 i “Banglastar” ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor.

Pilotët e kanë ulur avionin në pistën e gabuar referuar transkriptimit të komunikimeve me kullën e kontrollit në aeroportin e Katmandusë ku ra avioni.

“Keni të lirë pistën 02”, ishte mesazh i kullës. “Ju kuptuam”, erdhi përgjigja nga kabina e avionit. “Por ju jeni te pista 20”, reagoi sërish kulla e kontrollit. Më pas ndodhi tragjedia.

Një keqkuptim mes pilotëve dhe kontrollorëve shkaktoi aksidentin. Gjithsesi hetuesit po kryejnë veprime shtesë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.m./noa.al/