Transmetuar më 12-03-2018, 18:39

Një aksident  i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në rrugën e Rinasit.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete. Përplasja ka qenë mjaft e fortë sipas raportimeve ndërkohë fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Paraprakisht bëhet me dije se një person ka mbetur i plagosur. 

Sipas policisw, në aksident janë përfshirë mjeti me targa AA225DU me drejtuese J. P., mjeti me targa AA 688HI, me drejtues I. V., dhe mjeti me targë AA931 PI, me drejtues A.O., ku si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit I.V.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nsiur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky aks rrugor është shpesh herë burim aksidentesh./a.m./noa.al/