Transmetuar më 12-03-2018, 11:57

Infeksionet më të shpeshta gjatë shtatzënisë janë infeksionet mykotike, apo ajo që quhet soor mykotik, dhe nëse ai nuk kapet dhe mjekohet në kohë, fillon dhe shtohen bakteret, prishet mikroflora normale e organit gjenital që ruan pehashin dhe ato bëhen më të shumta në numër, dhe nga një soor mykotik, një kolpit i thjeshtë ordiner, shkojmë në kolpite mykobakteriale që duhen trajtuar me çdo kusht.

Tjetër, duke u rritur bebi, nga ana anatomike mitra vetë shtyp fshikëzën e urinës dhe femra mund të bëjë dhe infeksione urinare, të cilat janë bezdisëse dhe shqetësuese për një nënë shtatzënë.

Sa e rrezikojnë bebin këta infeksione?

Nëse nuk kapen dhe trajtohen në kohë, në tremujorin e parë infeksionet bëhen shkak për aborte. Në tremujorin e dytë dhe në tremujorin e tretë ndikojnë në lindjen e parakohshme ose të një bebi nënpeshë. Gjithashtu ndikojnë në aneminë e bebit, pra që ai të bëhet anemik. E para femrës i jepen këshillat se si të lahet, çfarë të mbajë, çfarë të veshi. Në varësi të dëmtimi të organit, shkallës së infeksionit, patjetër që mjekohet.

A zgjat?

Kjo është në gjykimin e mjekut. Mund të zgjasë 3 deri në 7 ditë mjekimi dhe siç e theksuam më lart, mund të mjekohet vetëm femra shtatzënë, por në të shumtën e rasteve duhen mjekuar të dy partnerët.

Disa këshilla?

E para, kujdes me higjienën personale. Është e para dhe kryesorja, sepse ndryshimin e hormoneve nuk e shmangim, është biologjik, normal, fiziologjik. Kujdes me veshjet, përdorni vetëm veshje të pambukta dhe jo të shtrënguara. Shmangni përdorimin e linesve ditore sepse bëhen shkak për favorizimin e mëtejshëm të infeksioneve vaginale, qoftë mykotike, bakteriale, apo për infeksionet e rrugëve të poshtme urinare. Për shqetësimin më të parë drejtohuni tek mjeku./b.l/noa.al/