Transmetuar më 12-03-2018, 10:00

Tre gra dhe rrëmbyesi i tyre u gjetën të vdekur në një qendër për veteranët në California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë të shtunë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, pas negociatave të dështuara me policinë.

Tre gratë ishin operatore në një program për rikuperimin e veteranëve të prekur nga stresi post-traumatik, ‘Pathway Home’.

Trupat e të katërve u zbuluan thuajse tetë orë, pasi personi i armatosur u fut në një festë lamtumire për veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan.

Autori i dyshuar i ngjarjes është 36-vjeçari Albert Wong, i cili kishte një zinxhir me plumba përreth qafës.

Viktimat janë psikologia Jennifer Gonzales 29 vjeçe, drejtoresha ekzekutive Christine Loeber 48 vjeç, dhe drejtoresha klinike Jennifer Golick, 42 vjeçe.

I dyshuari sipas autoriteteve ishte një ish-pacient i programit, i cili kohëve të fundit ishte përjashtuar, shkruan noa.al.

Wong hyri në një festë lamtumire të disa punonjësve të ‘Pathway Home’, duke marrë peng disa persona dhe duke liruar disa të tjerë. /a.y/noa.al