Transmetuar më 11-03-2018, 08:39

Një lajm shumë i bukur për futbollistin Leo Messi. Gjithçka është bërë me dije nëpërmjet fotografive të publikuara në Instagram, për të dhënë lajmin e madh.

Bashkëshortja e futbollistit, Antonella Roccuzzo solli në jetë Ciron, fëmijën e tretë të çiftit.

Pas Thiago dhe Mateo, në familjen Messi erdhi dhe djali i tretë.

Në rrjetet sociale u publikua fotografia e parë e vogëlushit, ku shihet dora e vogël e tij.

“Mirëseerdhe Ciro! Falenderoj Zotin, ishte gjithçka perfekte. Ai dhe nëna e tij janë mirë. Jemi super të lumtur”, shkroi futbollisti. /a.y/noa.al