Transmetuar më 10-03-2018, 15:56
Supersfida e javës në Premier Ligën angleze mes Manchester United dhe Liverpool është mbyllur me triumfin e “Djajve të Kuq”.
Djemtë e Mourinhos triumfuan me shifrat 2-1 me Liverpoolin në javën e 30-të të kampionatit, në ndeshjen e luajtur në “Old Trafford”.
Golat për “Djajtë e Kuq” i realizoi sulmuesi Marcus Rashford, në minutat 14’ dhe 24’.
Ndërkohë Eric Bailly shënoi një autogol në minutën e 66-të duke çuar shifrat në 2-1.
Me këtë fitore United konsolidon pozitat në vendin e dytë./a.m./noa.al