Transmetuar më 09-03-2018, 16:13
Një ditë pas 8 marsit, një burrë ka masakruar bashkëshorten e tij për një arsye banale. Ajo solli në jetë një fëmijë, vajzë, por burri i saj dëshironte djalë.
Ai mori vendimin ekstrem për ta djegur me acid 25-vjeçare, duke i hedhur acid në fytyrë dhe në trup.
Ai e akuzoi gruan për mos përmbushjen e kërkesave të tij për t’i dhënë një djalë. Ngjarja ndodhi në qytetin Moradabad pranë Nju Dehli.Farah u dërgua në spital në gjendje të rëndë, me djegie në fytyrë, duar dhe bark.
Motra e saj, Nusrat Jah tha se ata ishin të martuar prej 8 vitesh, po filluan të kishin debate vitin e kaluar. /k.k/noa.al/