Transmetuar më 07-03-2018, 17:20
Publicitet

Edhe pse shumica e nënave mundohen të shmangin përgatitjen e vezëve në tigan, gatimi i tyre në formë syri është shumë i shijshëm.

Kështu që për të kënaqur të dy palët, ekziston një recetë e thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme me vezë në furrë, të cilën mund ta përgatisni për familjarët në çdo orë të ditës.

Përbërësit: 8 vezë, 1 lugë djathë parmesan, ½ lugë e vogël kripë, piper i zi

Përgatitja: Pasi të keni përgatitur furrën në 190 gradë, në një tepsi shtroni një letër pjekëse. Më pas ndani të verdhën e vezës nga e bardha me kujdes. Pjesën e bardhë vendoseni në një enë dhe rriheni deri sa të qëndrojë vetë, pa u tharë.

Me një shpatull kuzhine përziejeni me djathin parmesanë dhe kripën, duke u kujdesur që mos humbasë formën e saj.

Në vazhdim, mbi letrën pjekëse formoni 8 forma të vogla të rrumbullakëta të cilave me një lugë do ju krijoni në mes një vend për pjesën e verdhë.

Më parë kujdesuni që të keni pjekur pjesën e verdhë për 14-16 minuta, në mënyrë që të jetë e fortë dhe të mos shpërndahet. Pasi t’i nxirrni nga furra, mund t’i shtoni piper sipas dëshirës.