Transmetuar më 03-03-2018, 11:26
Publicitet

Ndjekja e një diete të rregullt ushqimore ka një rëndësi të veçantë gjatë shtatzënisë, por ekziston një ushqim specifik, ai që ndikon për t’i bërë fëmijët më inteligjentë.

Studiuesit britanikë të Universitetit të Bristol, bazuar në një studim mbi 9 mijë familje, kanë zbuluar se konsumi i peshkut dhe produkteve të detit, ndikon për të pasur fëmijë më inteligjentë.

Kjo pasi peshku është burimi kryesor i Omega-3, element shumë i rëndësishëm për zhvillimin e sistemit nervor dhe për të garantuar një shëndet të mirë të zemrës.

Por dobitë e konsumit të peshkut nuk përfundojnë këtu, pasi studime të ndryshme kanë provuar se ndihmon për reduktimin e astmës, depresionit, sklerozës, artritit dhe dhimbjeve reumatike. /a.y/noa.al