Transmetuar më 28-02-2018, 20:46

Nga Ylli Manjani

Kuvendi i Republikës merr vendimin e tij më të rëndësishëm të 27 viteve pluralizëm!

Miraton rregulloren e shfaqeve të huaja dhe veshjeve ekstravagante (borgjeze e revizioniste)!

Dukshëm, deputetët më të rrezikuar që i këput kjo rregullore janë:

1. Erion Braçe për mbajtje xhaketash me kuadrate dhe ekstravagante. Erioni mban dhe syze të ekzagjeruara dhe madje edhe mjekër.

2. Monika Kryemadhi për mbajtje çizmesh me burim rreziku të shtuar.

3. Grida Duma për veshmbathje ekstravagante shoqëruar dhe me taka të larta.

4. Bledi Çuçi për mbajtje barsetash të trasha dhe tej “kockës së partisë”. Ky nen e këput edhe Eduard Shalsin.

5. Ervin Salianji për përdorim të ekzagjeruar të telefonisë celulare dhe përdorim fjalësh jo etike.

6. Dashamir Shehi për përdorim alkooli tej normave të lejuara nga Kryeministria.

Ka edhe të tjerë, por nuk njohim!

Përjashtohen nga zbatimi i këtij rregulli, përdorimi i atleteve dhe brekusheve.

Përjashtohen gjithashtu nga rregulli përdorimi i fjalëve fyese nga ana e qeverisë.

Kjo rregullore do të zbatohet nga shoku Fatmir Xhafa, i specializuar që herët në këtë fushë…

Ah, po edhe vetë OSBE është dakort me këtë.

Reformat kanë kosto, jo shaka.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al