Transmetuar më 23-02-2018, 11:58

Një operacion policor i koduar “Kulla” ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim prej një viti e gjysmë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për trafik droge.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kullën e prindërve të tij, u bë arrestimi i 43-vjeçarit Alban Gjegji, lindur në Madhesh, Mat dhe banues në Laç.

Kapja e tij u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga uniformat blu.

Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg.

Gjegji është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016, pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal. /a.y/noa.al