Transmetuar më 23-02-2018, 10:44

Ata kanë shumë vite bashkë dhe lidhja e tyre është e konsoliduar, duke u bërë prindër të dy djemve.

Por Julka Gramo dhe bashkëshorti i saj Andi Dj, vijojnë të jenë tejet të dashuruar.

Të paktën kështu lë të kuptohet nëpërmjet një postimi të bërë në Instagram, ku i shpreh dashurinë të shoqit.

“A mundet mënyra si të shoh, mënyra si të flas dhe si të trajtoj të reflektoj të vërtetën… Të kam dashur dhe do të dua gjithmonë”, shkruan Julka.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet me të shoqin, ku shihen të dy të buzëqeshur. /a.y/noa.al