Transmetuar më 22-02-2018, 14:09
Publicitet

Hekuri i hekurosjes mund të dalë shumë shpejtë në “pension”. Kjo pasi vjen Effie një makinë e projektuar nga dy inxhinierë anglezë, Rohan Kamdar dhe Trevor Kerth.

Makina do të jetë në shitje që nga pranvera e ardhshme për një çmim prej 790 euro.

Effie është një makinë e cila është në gjendje të hekurosë dhe thajë veshje në vetëm tre minuta, mjafton që rrobat të varen dhe më tej pajisja të mbyllet.

Një hekur në brendësi do të bëjë të gjithë punën. Makina është e pajisur edhe me vend për aromatizues, në mënyrë që ti jepet freskia e duhur veshjeve.

Një aplikacion i instaluar në telefon, do të lajmërojë kur puna ka përfunduar.

Effie është 128 centimetër e gjatë dhe 80 centimetër e gjerë. /a.y/noa.al