Transmetuar më 22-02-2018, 08:19

Zbulohet identiteti i personave të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik të shënuar natën e lënë pas në Maminas të Durrësit.

Ata janë shoferi i Taksisë, Bujar Agalliu 60 vjeç dhe pasagjerja Elena Avdillari 23 vjeçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, e mërkurë, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas, ku një mjet tip Benz me targa AA 060 SP u përplas me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë gjeti vdekjen shoferi i Taksisë banues në Durrës dhe pasagjerja 23-vjeçare banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë person. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz. /a.y/noa.al

Makina përplas Taksinë në Durrës, vdes shoferi dhe pasagjerja. Zhduket shkaktari