Transmetuar më 21-02-2018, 08:47
Publicitet

Kompania ruse “Yandex”, e cila ka në pronësi motorin më të madh të kërkimeve në vend, ka zhvilluar provën e parë në rrugë të një taksie automatike, e cila është në gjendje të ecë pa shofer edhe në kushtet më të rënda të motit, me akull dhe dëborë.

Reshjet e dendura të dëborës në këto ditë shkurti, goditën fuqishëm kryeqytetin rus, Moskën, duke e bërë situatën rrugore të vështirë.

Por ky moment u pa si ideali për të testuar makinën në rrugë, në mënyrë që të shihej reagimi.

Në videon që Noa.al sjell më poshtë, mund të shihni se si makina arrin të manovrojë pa problem ndaj pengesave në rrugët e mbuluara nga dëbora.

Testi kaloi me sukses, duke bërë që kompania ruse të premtojë avancimin në krijimin e makinave të automatizuara. /a.y/noa.al