Transmetuar më 20-02-2018, 15:53

Velipoja ishte në zi sot, pasi tre pjesëtarë të familjes Preka u përcollën për në banesën e fundit.

Mes dhimbjes e lotëve, babai dhe dy fëmijët e tij, që humbën jetën në aksidentin tragjik të pak ditëve më parë, u ndanë përfundimisht me të afërmit.SHKODER3Por tragjedia e kësaj familjeje ka shkuar përtej imagjinatës, pasi nëna dhe një prej vajzave ndodhen në gjendje të rëndë në spital.SHKODER2

Mjekët thonë se kanë pak shpresë për të miturën, ndërkohë kryefamiljarja nuk di asgjë për fatin e dy fëmijëve të tjerë dhe bashkëshortit.SHKODER1Aksidenti ndodhi ditën e dielë, dhe ende janë të paqarta shkaqet. /k.k/noa.al/