Transmetuar më 18-02-2018, 18:23

Një shqiptar nuk iu bind urdhrit të policisë greke për të ndaluar, dhe shtoi shpejtësisë për t’iu shmangur kontrollit.5720c8b5-b56a-4aca-a683-63d28f3ae557Po autoritetet e vendit fqinj u vunë në ndjekje të tij, teksa shqiptari 29-vjeçar po ecte me shpejtësi të madhe3942c0d2-fd67-49e9-b457-56d21c3ed0f6

Por gjatë ndjekjes mjeti ka dalë nga rruga në Kompoti, Artë, nga ku është bërë i mundur edhe arrestimi i të riut shqiptar, që ishte drejtuesi i mjetit, dhe personi që e kishte marrë me qera, po shqiptar i moshës 23 vjeç.

Pas kontrollit në makinë, u gjetën 98 pako me 161 kg marijuane. Sipas të dhënave të para, mjeti ishte marrë me qera nga një shqiptar 23-vjeçar, i cili ka përfunduar në pranga. /k.k/noa.al/