Transmetuar më 18-02-2018, 08:44

Kohëve të fundit janë shtuar zërat për një ndarje mes këngëtares Nora Istrefi dhe bashkëshortit të saj Robert Berisha.

Por se si po ecën lidhja mes tyre, Roberti ka folur teksa ka qenë i ftuar në “Why Not” me Roza Latin.

Ai ka hedhur poshtë zërat se ka tradhtuar Norën, duke thënë se kanë qenë të shumta.

“Thashethemet që unë e kam tradhtuar Norën kanë qenë të shumta, se di pse e bëjnë dhe zgjasin shumë. Për disa artistë, për disa nga estrada merren me ta për 1-2 javë. Me 5-6 muaj kanë zgjatur ato shkrime dhe janë shumë të këqija se mbeten në internet, nesër rritet Renne dhe i lexon. Është diçka shumë e keqe ajo. Është dhe vend i vogël por te ne nuk ka ligj. Në Amerikë kanë gënjyer një portal që gruaja e Tom Cruise përdor heroinë dhe ka fituar 30 milionë dollarë, ne nuk fitojmë asgjë. Kur do ndahemi, unë do jem i pari që do e bëj një live në Instagram që them s’jam i pari, as i fundit”, u shpreh Roberti.

I pyetur nëse ka në plan të ndahet nga këngëtarja, ai deklaroi se “Vetëm vdekja më ndan nga Nora Istrefi”.