Transmetuar më 18-02-2018, 08:30

Policia Rrugore me synim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë ka ngritur pika kontrolli në zona të ndryshme të Tiranës, me Drager dhe Radar.

Në rrugën e Kavajës në qendër shumë të banuar ku shpejtësia e lejueshme është 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ O.K., 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz të tij me shpejtësi 114 km/orë.

Drejtuesit të mjetit ju tërhoq leja e drejtimit për të dalë në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kjo shpejtësi konsiderohet si rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Një tjetër drejtues mjeti është kapur në gjendje të dehur. Drejtuesit të makinës X6 ju hoq leja e drejtimit për të dalë në OASH.

“Drejtues mjetesh: Alkooli vret. Në rast konsumi alkooli mos drejtoni mjetin tuaj por përdorni mjetet e transportit publik”, thuhet në apelin e policisë. /a.y/noa.al