Transmetuar më 17-02-2018, 19:09

Bie në pranga një person në Shkodër i cili akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mësohet se në pranga ka rënë një 17-vjeçar me iniciale N.P.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 14:50 në fshatin Bardhaj.

Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. 

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme./a.k/noa.al/