Transmetuar më 15-02-2018, 21:20
Publicitet

Një lajm mjaft i bukur vjen për Kosovën në tani që po mbush 10 vite si shtet.

Mësohet se një tjetër vend e ka njohur Kosovën si shtet.

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli që mban njëkohësisht edhe postin e zëvendëskryeministrit ka njoftuar se Barbados ka njohur tashmë pavarësinë e Kosovës.

Pacolli tha se vendimi i Barbados ishte shumë i rëndësishëm, duke qenë se vjen në vigjiljen e festës së madhe të pavarësisë.

Njoftimin e tij Pacolli e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i Pacollit:

“Në vigjiljen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit, Urime Kosovë e dashur!!”-/a.k/noa.al/