Transmetuar më 13-02-2018, 20:33

Po bënte një punë shtëpie, por kontakti që pati me energjinë elektrike i kushtoi jetën një 68-vjeçari.

Ngjarja e rëndë është raportuar sot, në Velipojë, ku viktimë mbeti shtetasi Ndue Lusha, 68 vjeç.

Duke u marrë me rregullimet e disa punëve në oborrin e shtëpisë, air a në kontakt me disa kabllo elektrikë, të cilët i kushtuan jetën.

Ai u dërgua me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmën e parë, por nuk ka arritur që të shpëtojë duke u ndarë nga jeta.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /k.k/noa.al/