Transmetuar më 13-02-2018, 18:41
Publicitet

Si pasojë e përmbytjes së akseve kryesore, vështirësia për drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët i ka kaluar limitet e të qënit thjeshtë një situatë e vështirë, në qytetin e Vlorës. 

Kjo për faktin se një familje kaloi moment tmerri teksa u gjend e fundosur nën ujë me automjetin e tyre.

Një qytetar ka bërë të ditur për Vlora Neës se si ka arritur t’i shkojë në ndihmë një familjeje, ku fëmija 8 vjeç dhe gruaja shtatzënë gjendeshin në makinën e zhytur në ujë.

Pasi qytetari ka njoftuar organet përkatëse, Forcat e Qarkullimit Rrugor kanë mbërritur në kohë duke bërë që familja t’i shpëtonte rrezikut.

“Ajo ç’ka ndodhi pasditen e sotme në qytet, nga reshjet e shumta të shiut, ku rrugët janë krejtësishtë nën ujë, më detyroi të njoftoj menjehere forcat e policisë, për t’i ardhur në ndihmë një familjeje vlonjate pasi makina e tyre ndodhej brenda në ujë, mes tyre një grua shtatëzanë dhe fëmija 8 vjeç.

Menjëherë forca të shumta policie, dhe vetë shefi z. Rustem Plaka, bëri të mundur që kjo familje t’i shpëtonte rrezikut”, thuhet në mesazhin e qytetarit.

Orët e fundit, Vlora është përfshirë nga përmbytjet në rrugët kryesore të qytetit. /k.k/noa.al/