Transmetuar më 13-02-2018, 17:18
Publicitet

Kanë mjaftuar vetëm pak orë shi, dhe rrugët e qytetit të Vlorës notojnë nën ujë duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Akset kryesore të cilat ndodhen nën pushtetin e ujit janë rruga pranë Portit të Vlorës, Bulevardi Vlorë-Skelë, lagjia 29 Nëntori.

Kjo është një situatë e përsëritur sa herë që ka reshje shiu, dhe ende qytetarët përballen me vështirësitë e stinës së dimrit.Po ashtu kanë filluar edhe dëmtimet në katet e para të banesave, ku uji ka nxjerrë jashtë përdorimit mobilje dhe orendi të tjera.

Bashkia thotë se ka angazhuar në terren punonjësit për t’u ardhur në ndihmë të prekurve, dhe për të parandaluar situate të tjera. /k.k/noa.al/

Loading...