Transmetuar më 13-02-2018, 13:32

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur mesditën e sotme. Ngjarja është shënuar rreth orës 12:35 në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës.

Gjatë një konflikti mes tre personave, është plagosur me thikë 22-vjeçari Xhulio Rodestani, banues në fshatin Mjedë.

Efektivët e policisë të sinjalizuar për rastin kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë arrestimin e dy autorëve të dyshuar A. P., 40 vjeç dhe K.P., 30 vjeç, vëllezër me njeri tjetrin.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al