Transmetuar më 13-02-2018, 11:23
Publicitet

Një shqiptar i kthyer në makth për shtetin e Belgjikës, është rikthyer sërish.  Mediat vendase shkruajnë se “Erjon S., vrasësi shqiptar me lotin si tatuazh në faqe, është rikthyer në vendin tonë. Në Itali ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e makabre të një prostitute”.

Më tej thuhet se në vend që të qëndronte në një burg italian, ai është thyer Geluwe ku ka jetuar për vite me radhë, duke pasur një jetë të dyfishtë.

Por tashmë Erjon S., është ekstraduar nga Italia dhe do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në Belgjikë.

I arrestuar fillimisht në vitin 2015 në Belgjikë, ku kishte përfituar azil nën identitet të rremë, ai u ekstradua në Itali, ku u përballë me drejtësinë, ndërsa pak ditë më parë, është rikthyer në Belgjikë.

39-vjeçari shqiptar, akuzohet se në vitin 2000, bashkë me dy shqiptarë të tjerë Robert Z., dhe Fatmir V., vranë në Itali një prostitutë nga Amerika Jugore, të cilët u identifikuan dy muaj pas krimit.

Por gjykata italiane, në prill të vitit 2003, e dënoi në mungesë me 23vite burg Erjonin dhe pas vitesh të tëra arrati u prangos në Belgjikë.

Madje gjatë kësaj kohe ai u martua dhe është baba i tre fëmijëve, por askush nga familja që kishte krijuar, nuk kishte dijeni për të kaluarën e tij të errët.

Madje aktualisht, edhe pse ndodhet në qeli qysh prej tre vitesh, bashkëshortja nuk e ka braktisur. /a.y/noa.al