Transmetuar më 12-02-2018, 17:46

Një grua me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë, vetëm pak ditë pasi ajo u dëbua nga shtëpia.

Ajo është një 54-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, dhe që në datën 15 janar të këtij viti ishte dëbuar nga shtëpia ku jetonte, në Itali.

Duket se gruaja nuk ka pritur mirë vendimin e Gjykatës së Apelit në Terratino, dhe i ka dhënë fund jetës vetëm pak metra larg banesës ku ka jetuar prej vitesh.

Trupi i pajetë u gjet nga bashkëshorti i saj, ku gruaja kishte varur veten në ambientet e një kasolleje të vjetër, në të cilën po jetonin kohët e fundit.

Shkak për dëbimin e saj nga shtëpia ka qenë një konflikt për trashëgiminë. /k.k/noa.al/