Transmetuar më 12-02-2018, 14:50
Publicitet

Një grua shqiptare kishte hipur në një vinç dhe kërcëntonte se do hidhej prej atyu, por fatmirësisht është shpëtuar në kohë.

Ngjarja është regjistruar në Itali, gjatë ditës së dielë në Monza dhe shkak mendohet të ketë qenë një padrejtësi që i ishte bërë zonjës me origjinë shqiptare.

Mediat italiane raportojnë se gruaja rreth 50 vjeç ka kërkuar që të flasë me programin televiziv "Le Iene" për të denoncuar këtë gabim që ajo pretendonte se ishte bërë nga drejtësia.

Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi policia bashkë me zjarrfikësen të cilët bënë të mundur shpëtimin e 50 vjeçares.

Gruaja u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe u mbajt në vazhgim deri në mbërritjen e bashkëshortit të saj, i cili kishte njoftuar policinë.

Loading...