Transmetuar më 11-02-2018, 12:58
Publicitet

Kafja mund të jetë rrezik për disa kategori njerëzish siç janë nënat shtatzënë apo fëmijët, të cilët e kanë të ndaluar përdorimin e kafeinës në doza të larta. 

Një raport i fundit nga IARC vitin e kaluar zbuloi se pijet shumë të nxehta, kafe apo çaj janë një shkak i mundshëm i kancerit të ezofagut (tubi që shkon nga fyti në stomak).

Por ekspertët që nuk kanë qenë të përfshirë në studimet e fundit kërkojnë kujdes në interpretimin e rezultateve.

Mes shumë debateve për grupmoshat apo ndikimin që ka kafja tek të sëmurët me zemër, ekspertët bien dakord deri diku në një pikë: duhet shtuar edhe një filxhan i tretë në ditë. 

David Spiegelhalter, profesor në Universitetin e Kembrixhit, pas studimit në disa kategori, arriti në konkluzionin se njerëzit që e kanë reduktuar kafen gjatë kohës që ishin të përfshirë në studim, kanë shfaqur probleme të ndryshme shëndetësore, por megjithatë nuk ishte në gjendje të provonte shkakun dhe efektin e kafes.

"Një filxhan kafe shtesë çdo ditë mund të zgjasë mesatarisht jetën e një burri për rreth tre muaj dhe jetën e një gruaje për rreth një muaj", shton Spiegelhalter pas studimit.