Transmetuar më 11-02-2018, 12:47
Publicitet

Shumë shpejt kryeqyteti do të ketë një shkollë të re muzike. Në njësinë Nr. 8 në kryeqytet, e cila është dhe një nga lagjet më të vjetra të kryeqytetit, janë hedhur themelet e shkollës së re të muzikës “Servete Maçi”. 

“U hodhën themelet e shkollës së re të muzikës “Servete Maçi”. Shpëton njësia 8 e 9 nga klasat me dy turne, përgatitet një elitë e re për Liceun dhe Akademinë e Arteve. Çdo ditë një punë konkrete për Tiranën, ky është misioni ynë i përbashkët”, shkruan Veliaj.

Shkolla 9 vjeçare “Servete Maçi”, e njohur ndryshe edhe si shkolla e muzikës, po rindërtohet nga e para. Ajo ndodhet në Njësinë Administrative Nr. 8 në Rr. Dibrës. 

Shkolla do të ndërtohet nga e para dhe përfshin një sipërfaqe totale prej 3900 m2. Shkolla do të ketë 4 kate, nga të cilat tre mbi tokë dhe një kat nëntokë.

Krahas laboratorëve dhe ambienteve të tjera, shkolla e re do të ketë 19 klasa për të kaluar mësimin me një turn./b.l/noa.al/