Transmetuar më 11-02-2018, 09:39

Në Gjykatën e Shkodrës pritet të jepet masa e sigurisë për tre nga katër personat e arrestuar nën dyshimin e atentatit ndaj shtetasit Lulzim Kulla, ndaj të cilit u vendos një sasi prej 400 gram tritol.

Autorët e dyshuar të atentatit u kapën pak ditë më parë, pas një aksioni të gjerë të Policisë së Shkodrës dhe Elbasanit.

Shtetasit Endri Çopja, Alger Lulaj dhe Serxho Teta janë shoqëruar sot në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Prokuror i çështjes është Anton Martini, zv.prokuror i Shkodrës. Atentatorët kanë marrë si avokat, Genc Gjokutajn.

Atentati shkaktoi plagosjen e 8 personave, midis të cilëve Lulzim Kulla, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi më 31 janar të këtij viti në mes të ditës në një zonat më të populluara të qytetit verior, ndërsa lënda eksplozive shpërtheu teksa Kulla tentonte të hipte në makinën e tij. Lulzim Kulla, një emër i njohur për policinë, dyshohet se ka qenë dhe objektivi i atentatit. /b.l/noa.al/