Transmetuar më 10-02-2018, 17:18
Publicitet

Pas barazimit kundër Udineses fundjavën e kaluar, Milani është rikthyer sërish te fitorja.

Këtë fundjavë kuqezinjtë fituan bindshëm në transfertë kundër Spal me rezultatin 4-0.

Ndeshja e vlefshme për javën e 24-t. të “Serisë A” italiane nisi me vrull për kuqezinjtë të cilët kaluan në epërsi vetëm pas 2 minutash lojë me anë të sulmuesit të talentuar Cutrone.

Goli i dytë erdhi shumë vonë dhe sërish me anë të sulmuesit Cutrone në minutën e 65’.

Goli i qetësisë u shënua nga Biglia vetëm 15 minuta para mbylljes së takimit.

Rezultati përfundimtar u vulos nga Borini në minutën e 90’.

Pas kësaj fitoreje Milani ka 38 pikë dhe pozicionohet në vendin e 7-të në renditje./a.k/noa.al/

Loading...