Transmetuar më 10-02-2018, 13:40
Publicitet

Rreth dy javë më parë ajo u bë nënë për herë të parë me një vajzë, dhe deri më tani nuk kishim parë asnjë foto të vogëlushes.

Por ditën e sotme këngëtarja Zaimina Vasjari ka publikuar në Instagram një fotografi të vogëlushes Khloe, teksa qëndron e shtrirë mbi një jastëk.

“Duke pushuar”, shkruan Zaimina, e cila e mbulon fytyrën e së bijës me një ikonë engjëlli.

Zai solli në jetë të bijën më 30 janar si fryt i lidhjes me partnerin e saj Klodi.  

Ajo është fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë u kurorëzua me vogëlushen Khloe. /a.y/noa.al

Zaimina Vasjari flet për dasmën jashtë Shqipërisë